Të premten dhe të shtunën (14-15 gusht), dy korsitë në autostradën Tiranë-Durrës do të bllokohen nga ora 23:00-05:00 pasi do të vendosen trarët metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se trafiku drejt Durrësit do të devijohet në dy korsitë në anën e majtë që do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.
NEWS Shmanget tragjedia në fluturimin nga Londra drejt Athinës, gabimi i pilotëve pothuajse shkaktoi një katastrofëNuk do të pengohet lëvizja drejt aeroportit të Tiranës.
Njoftimi:
Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut.
Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës.
NEWS DINAMIKA e ngjarjes/ Burri vrau gruan dhe veten, flasin familjarët: Kishin dy muaj që …Gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.
Mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.
NEWS U hodh nga kati i pestë/ DETAJE nga vetëvrasja tragjike e 19-vjeçares në Durrës, dyshohej se

