Lajme

Kulla: Abdul Kadër Arnauti me origjinë nga Kosova, një nga personalitet më të mëdha në Lindjen e Mesme

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitikës, Ilir Kulla, duke folur për shqiptarët që kanë jetuar dhe vepruar në Lindjen e Mesme, ka thënë se një figurat më me ndikim që ka jetuar në Lindjen e Mesme ka qenë Abdul Kadër Arnauti me origjinë nga Kosova.

Ai ka thënë se Arrnauti ishte njëri me personalitet të lartë që ka jetuar në Jordani dhe nga shumica e botës islame llogaritej si njeri i shenjtë.

Në emision “Matrix” me Mehmet Kalisin në Tëvë1, Kulla ka thënë se për shkak të ndikimit të madh të tij, Arnauti vlerësohej si kërcënim i sigurisë kombëtare nga mbreti i Jordanisë.

“Një nga personalitet më të mëdha të Lindjes së Mesme, që ka jetuar në Jordani ka qenë edhe z.Arnauti, i cili nga pjesa më e madhe e botës islame konsiderohej si njeri i shenjtë dhe më shumë ndikim. Edhe pse mbreti i Jordanisë e konsideronte një kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të rolit dhe ndikimit të madh që kishte ai aty, erdhi koha edhe pse u ndaluar dhe u arrestua, 15 vitet e fundit të jetës i bëri në shtëpi jo në burg, sepse ishte njeri me ndikim të madh”, ka thënë Kulla.

Të Ngjashme