ShowBizzz

Kurorëzojnë dashurinë me martesë Platori dhe Tringa

Familja e mirënjohur e estradës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, ka sot një arsye të madhe për të festuar.

Djali i tyre i vetëm, Platori, ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me partneren Tringën, pas një fejesë disa vjeçare.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Tringa përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në foto, çifti shihet duke nënshkruar dokumentet zyrtare të martesës.

Tringa shkëlqen e veshur me të bardha, ndërsa krahas fotos ka vendosur një mbishkrim plot stil: “Jam tepër bashkëshorte për të qenë thjesht një e dashur”.

Ky hap i rëndësishëm i çiftit ka sjellë menjëherë një lumë urimesh në seksionin e komenteve. Mes tyre bie në sy urimi i vjehrrës së saj, këngëtares Mihrije Braha, e cila ka shprehur gëzimin e saj me fjalët “Urime” shoqëruar me shumë zemra dhe emoji të mbretëreshës.

Urime edhe nga ne!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tringa Berisha (@tringa3berisha)

Të Ngjashme