Lajme

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një takim të ri.

Kjo në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe gjetjen e një marrëveshjeje për presidentin e ri të Kosovës.

Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar disa takime ditëve të fundit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën politike dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Takimi i fundit mes tyre u zhvillua të shtunën, ndërsa pas bisedimeve nuk u bënë të ditura shumë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve.

Takimi nis pas pak

Të Ngjashme