Në 27 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ushtruesen në detyrë të presidentes, Albulena Haxhiu, kanë bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.
Të njëjtit do bëjnë homazhe edhe pranë monumentit të heroit Zahir Pajaziti, në sheshin e Prishtinës.
Ata sot kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
