Në 27 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar edhe policët e rënë gjatë detyrës.
Ai ka përmendur edhe dy policët, heronj të Kosovës, Enver Zymer e Afrim Bunjaku, të vrarë në veri nga grupe të armatosura serbe.
Kurti tha se Zymeri e Bunjaku janë frymëzim për çdo pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Beteja e tyre e përbashkët, në veri ku u sfidua vendi ynë. Ata janë frymëzim kryesor i çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës. Atëherë ta bëjmë çdo ditë maksimumin që policia ta bëjnë më të mirën e saj, dhe ta mbrojë çdo pëllëmbë të shtetit. 6 shtatori është dita e policisë, e atyre që përditë luftojnë fort që Kosova të ketë zhvillim të sigurt dhe në paqe, siguri e dinjitetit. Urime 27 vjetori i policisë dhe lavdi dëshmorëve të saj,” tha Kurti.
