Lajme

Kurti: Gjenden kocka të reja në Kalludër, gërmimet do të vazhdojnë me muaj

Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime në vendin ku dyshohet për varrezë masive, të dielën janë gjetur edhe disa kocka të reja.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një deklarim për media, pas vizitës që bëri të lokacioni të shtunën.

Ai ka thënë se gërmimet do të vazhdojnë edhe për një kohë të gjatë.

“Është dhembje pikëllim e mundim, të shohësh si 27 vjet pas përfundimit të luftës e vërtetat që u përpoqën ta heshtin dhe zhdukin “bërtiti”.S a ishim ne aty u zbuluan edhe disa kocka të reja meqnëse, gërmimet dhe eksumimi po vazhdon”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës dhe pjesëtarët e EULEX-it që po kryejnë punime kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë.

“Do të vazhdojnë këto gërmime për shumë javë e më gjasë edhe për shumë muaj, pasi eshtrat janë të shpërndarë”, u shpreh Kurti.

Zbulimi i këtij lokacioni u bë pas arrestimit të dy personave të dyshuar për krime lufte të martën.

Policia ka kryer baritjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, ku siç thuhet në njoftimin zyrtar janë gjetur prova materiale që dëshmojnë se i arrestuari ka qenë pjesë e armatës së ushtrisë jugosllave./teve1.info/

Dy persona arrestohen në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte të kryera në vitin 1999

Të Ngjashme