Lajme

“Kurti në ‘koridore’, rezultati në Kongres”, Gacaferi kritikon ashpër opozitën

Kosova ka marrë një shtysë të re politike në përpjekjet për anëtarësim në NATO, aleancën ushtarake që ndërhyri në vitin 1999 për t’i dhënë fund luftës në vend.

Kjo zhvillim vjen pasi tre kongresistë amerikanë – Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler – paraqitën më 30 prill një rezolutë me përkrahje dypartiake në mbështetje të synimit të kahershëm të Kosovës për t’u bërë pjesë e aleancës.

Rezoluta ka nxitur reagim të menjëhershëm nga Serbia, e cila vazhdon të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndërkohë, analisti Luan Gacaferi ka komentuar zhvillimet përmes një postimi në Facebook, duke i lidhur ato me vizitat e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në reagimin e tij, Gacaferi ka ironizuar kritikat e opozitës, duke theksuar se takimet e Kurtit në SHBA nuk kanë qenë të kota, siç ishin cilësuar më herët nga kundërshtarët politikë.

“Nuk paskan qenë krejt të ‘kota’ vizitat e Albin Kurtit nëpër ‘koridore’ e me njerëz të ‘parëndësishëm’ në Amerikë, qysh na thojshin opozita e lehësit e tyre me pagesë!”, ka shkruar ai.

Ky zhvillim shihet si një sinjal i ri mbështetjeje nga SHBA për aspiratat euroatlantike të Kosovës, në një kohë kur dinamika rajonale mbetet e ndjeshme.

Të Ngjashme