Lajme

​Kurti në tubimin në Gjakovë: Opozita, bllokuese e shtetit

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin në Gjakovë ku u prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit, e quajti opozitën bllokues të shtetit dhe njerëz që duan pushtetin për vete.

“Kemi dëshmuar që shteti mund të jetë për krejt që mund të punohet për të gjithë, prandaj gjithnjë e më shumë bashkë po bëhemi shumë e më shumë për shtetin.

Njëra ide është është e jona që e sheh shtetin si të përbashkëtën tonë më të madhe, si shtet i të gjithëve e mjet për drejtësi, zhvillim e dinjitet. Ideja tjetër e sheh shtetin si pronë të pakicës, privilegj grupor e pushtet për vete.

Është krejt absurde të kërkosh votën e qytetarëve duke bllokuar punën e Qeverisë, t’ju kërkosh që të besojnë edhe një herë, sepse në të kundërtën do vazhdosh me bllokimin e shtetit dhe bllokimin e vendit”, tha Kurti.

Të Ngjashme