Lajme

Kurti në tubimin përmbyllës: Kosova ia qet pikën

Kryeministri Albin Kurti me një mesazh të shkurtër, por simbolik, ka përmbyllur fushatën, duke theksuar se vendimin përfundimtar do ta japin qytetarët e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një mesazh të shkurtër, por me ngarkesë të fortë politike, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar: “Kosova ia qet pikën.”

Ndryshe, gjatë gjithë fushatës, Kurti dhe Vetëvendosje kanë kërkuar mbështetje për vazhdimin e qeverisjes, duke vënë theksin te sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i sovranitetit të shtetit.

Me mesazhin “Kosova ia qet pikën”, Kurti ka zgjedhur ta mbyllë fushatën me bindjen se fjala e fundit i takon qytetarëve dhe vullnetit të tyre demokratik.

Të Ngjashme