Lajme

Kurti: Pas zgjedhjeve, do të kërkojmë sërish bashkëpunim për një president jopartiak

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve partia e tij do të kërkojë sërish bashkëpunim politik për zgjedhjen e një presidenti jopartiak.

Kurti ka thënë se synimi i Vetëvendosjes është që kreu i shtetit të jetë figurë jashtë skenës aktuale politike, me integritet, kompetencë dhe vlera profesionale e kombëtare.

“Pas zgjedhjeve sërish do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiak, jashtë skenës aktuale politike, me integritet e kompetencë”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

Ai theksoi se kjo qasje, sipas tij, tregon hapje dhe karakter demokratik të subjektit që drejton.

Kurti po ashtu akuzoi kundërshtarët politikë për tentime të deformimit të së vërtetës në opinion publik, duke thënë se qytetarët janë të vetëdijshëm për realitetin politik.

“Është e kotë të përpiqen ta mbulojnë të vërtetën me sajesa në mediat e tyre private”, shtoi ai.

Të Ngjashme