Lajme

Kurti takon drejtuesit e qendrave të VV-së pas 7 qershorit, flasin për zgjedhjet e brendshme në parti që mbahen sivjet

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për takimin e mbajtur të enjten me qendrat e partisë  pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kreu i kësaj partie, Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të partisë.

Kurti në fjalën e tij ka falendëruar qendrat për angazhimin gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

“Energjia, përgjegjësia dhe puna e treguar nga qendrat e Lëvizjes, kanë qenë vendimtare për fitoren tonë të madhe e të përsëritur”, ka thënë Kurti.

Siç njofton VV, në këtë mbledhje është diskutuar edhe për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në LVV që do të mbahen gjatë këtij viti.

Të Ngjashme