Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë të fokusuar në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes.
Kurti tha se qeveria po merr hapat për të përmbushur agjendën, por ka thënë se kjo është agjendë e përbashkët edhe me gjyqësorin dhe Kuvendin.
Kurti ka falënderuar Bashkimin Evropian i cili sot filloi transferimi i mjeteve financiare në vlerë prej 61.8 milionë euro si parafinancim në kuadër të këtij plani.
“Kosova është e fokusuar në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes. Qeveria po ndërmerr të gjitha hapat për t’i përmbushur në kohë, por kujtojmë që kjo është agjendë e përbashkët që përfshin të gjitha shtyllat e shtetit: ekzekutivin, gjyqësorin dhe kuvendin”, ka shkruar Kurti.
