Lajme

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vrasja e vëllezërve Bytyqi është dëshmi e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe mungesë e plotë e Serbisë për të dhënë përgjegjësi.

Ai ka thënë se koha e kaluar nuk e ulë detyrimin e Serbisë për përgjegjësi

“Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë e mungesës së plotë të vullnetit të Serbisë për të dhënë përgjegjësi për krimet e kryera. Kalimi i kohës nuk e shuan detyrimin për drejtësi. Përkundrazi, çdo vit që kalon e bën edhe më të rëndë barrën e pandëshkueshmërisë”, ka thënë Kurti në  përvjetorin e 27-të të vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, Yllit, Agronit dhe Mehmetit.

Ai ka thënë se bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje të vazhdueshme për drejtësi e zbardhje të krimit.

“Republika e Kosovës beson se paqja e qëndrueshme dhe marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe popujve të rajonit mund të ndërtohen vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe drejtësinë”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

 

Të Ngjashme