Lajme

Kusari-Lila: Forumi “Future Industry Minds”, hapësirë për prezantimin e potencialit ekonomik

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë për herë të parë si shtet partner në forumin “Future Industry Minds”, i cili po mbahet në Bensberg të Gjermanisë.

Sipas ministres Kusari-Lila, forumi ka mbledhur rreth 60 biznese gjermane dhe 12 kompani nga Kosova, duke krijuar hapësirë për prezantimin e potencialit ekonomik dhe mundësive për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Ajo ka theksuar se pjesëmarrja e Kosovës në këtë organizim është një mundësi e rëndësishme për promovimin e kapaciteteve të vendit para partnerëve dhe investitorëve ndërkombëtarë

Të Ngjashme