ShowBizzz

Kush fshihet pas sulmit? U d*unua rëndë, Elton Tozaj reagon për herë të parë

Gazetari Elton Tozaj ka reaguar për herë të parë pas publikimit të fotografisë ku shfaqej i gjakosur, duke konfirmuar se është përballur me dhunë fizike, kërcënime dhe intimidim.

Përmes një postimi në Instagram, Tozaj ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe forcave të rendit, ndërsa ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga aktiviteti i tij publik.

“Dhuna barbare, kërcënimet dhe intimidimi nuk do të më ndalin kurrë të them të vërtetën! Asgjë dhe askush nuk do të më mbyllë gojën përballë asaj që unë besoj se duhet të bëhet publike”, shkruan gazetari në reagimin e tij.

Deklarata vjen disa orë pasi Tozaj publikoi në InstaStory një fotografi ku shfaqej me fashë në pjesën e poshtme të fytyrës, ndërsa qafa dhe veshja e tij ishin të mbuluara me gjak.

Në atë postim, gazetari paralajmëroi se personi përgjegjës do ta paguante shtrenjtë, por pa dhënë detaje për rrethanat e ngjarjes.

Tashmë, përmes reagimit të dytë, ai ka dhënë më shumë informacion për gjendjen e tij.

“Për momentin ndodhem nën kujdesin e mjekëve dhe të forcave të rendit. Po përballem me një situatë të vështirë, por nuk jam dorëzuar. Po luftoj, po marr veten dhe do t’ia dal! E vërteta nuk mund të dhunohet, nuk mund të kërcënohet dhe aq më pak të heshtë!”, shprehet Tozaj.

Gazetari ka paralajmëruar gjithashtu se do t’i rikthehet aktivitetit të tij, duke theksuar se ngjarja nuk do ta ndalojë të flasë publikisht.

“Do të rikthehem. Më i fortë, më i vendosur dhe më i palëkundur se kurrë! Nuk më ndal dhuna. Nuk më mposht frika. Nuk më hesht e vërteta!”, përfundon ai.

Megjithatë, Tozaj nuk ka zbuluar identitetin e personit apo personave që pretendon se e kanë dhunuar, ndërsa nuk ka sqaruar as vendin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi.

Të Ngjashme