Lajme

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Studiuesi i filozofisë politike, Latif Mustafa ka vlerësuar se kthimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara e ka amortizuar politikisht Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ky ka qenë vendimi më fatal për PDK-në.

“Ka qenë hapi më fatal për PDK-në. Ka qenë hapi më fatalist në krejt historinë politike që ka PDK-ja dhe e ka amortizuar  tërësisht në aspektin politik. Gjë që i ka lënë pa alternativë të liderit. Unë mendoj që ata nuk kanë alterantivë për kryetar të PDK-së”, ka thënë Mustafa në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se ligji që nga fillimi ka qenë për instrument  politikë të brendshëm, edhe rikthimi i tij ka qenë për të goditur ndonjë figurë brenda.

Partia Demokratike e Kosovës si inicuse  e këtij ligji kishte kërkuar nga presidentja Shiroka-Pula kthim në Kuvend të këtij ligji, në ditën e fundit të afatit për dekretim, 22 tetor.

Një ditë më parë Bedri Hamza kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Përparim Gruda, deputet i kësaj partie, që ishte edhe kryesues i grupit punues për këtë ligj, kishte deklaruar se i qëndron prapa këtij  ligji duke vlerësuar se nuk kishte vërejte.

Vërejte për ligjin kishte shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje por që i kishte votuar.

Ligji u miratua pas një marrëveshje mes LVV-së dhe PDK-së, ku në të njëjtën seacnë Justina Shiroka-Pula u votua për presidente.

Të Ngjashme