Ishte ndër kandidatët për deputet që iu larguan më së shumti vota pas rinumërimit.
Nait Hasanit në zgjedhjet e dhjetorit iu vendosen mbi 3400 vota më shumë nga personat e autorizuar nga KQZ.
Por pavarësisht kësaj, Hasani edhe në këto zgjedhje do të ia mësyjë garës për të u bërë deputet.
Madje kjo u bë pa aprovimin e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totajt.
“Personat emrat e të cilëve u përmendën në atë proces nuk janë propozuar nga dega e PDK-së në Prizren për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Madje, disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procesit ligjor.Megjithatë, në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e kompromituar të numërimit të votave”, u shpreh Totaj.
Për këtë çështje, Tëvë 1 ka kontaktuar vet Nait Hasanin për të marrë një qëndrim.
Por, ky i fundit tha se nuk ka koment për këtë.
E në dallaveret me vota në zgjedhjet e fundit, dyshohet se u përfshinë edhe Fadil Demaku, Enver Hoxhaj, Xhavit Halit.
Por kjo nuk e pengoi Partinë Demokratike të Kosovës, që të gjithë t’i përfshijë në listë.
Njëjtë veproi edhe LDK me Anton Qunin, të cilit iu hoqën mbi 500 vota pas rinumërimit.
Madje, partia Qunin e futi në 10-shën e parë.
E as Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka larguar emrat e kandidatëve për deputetë që në zgjedhjet e kaluar dyshohet se u përfshinë në manipulimet e votave.
Kësisoj, në listën e VV-së vend pati edhe për Arbër Rexhajn e Valon Ramadanin të cilëve iu larguan mbi 1 mijë vota gjatë rinumërimit.
Por, çfarë thotë ligji për këta kandidat?
“Institucionet përkatës në këtë rast Prokuroria e Shtetit dhe Gjykata ende nuk kanë arritur me dal me rezultate konkrete nëse ndonjë deputet apo ish deputetë ka qenë i infiltruar direkt në atë proces të manipulimi të procesit zgjedhor, janë arrestuar dhe ndjekur penalisht komisioner të caktuar por nuk ka shkuar deri aty që më vërtetuar që ky lloj mainpulimi ka ndodh si pasoj e ndërhyrjeve që I kanë dhënë kandidatët për deputet”, thotë Vullnet Bugaqku nga KDI.
Nga Instituti Demokratik i Kosovës, thonë se përfshirja e ketyre emrave në listat për deputetë, flet shumë për partitë.
“Kjo flet mjaftë se sa partitë politike kanë në të vërtetë synim sundimin e ligjit në Kosovë, dhe saj të vërtetë e kanë në synim integritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe integritetin e përfaqësuesve të zgjedhur popullit”, shprehet Bugaqku.
Ndryshe, një numër I kandidatëve për deputetë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e manipulimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë njoftuar se nuk do t’i futen garës zgjedhore.
