Ky sezon i “Ferma VIP” solli shumë dinamika, miqësi dhe emocione, por vetëm një histori dashurie arriti t’i rezistojë kohës.
Bëhet fjalë për Adionin dhe Olën, të cilët u njohën gjatë qëndrimit në fermë dhe vazhduan lidhjen edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në spektakël.
Dyshja simpatike tashmë po e jeton lumturinë pranë njëri-tjetrit, duke dëshmuar se mes sfidave dhe kamerave të “Ferma VIP” mund të lindë edhe dashuria e vërtetë.
Adioni dhe Ola vazhdojnë të marrin mbështetje nga publiku, ndërsa mbeten çifti i vetëm i këtij sezoni që ia doli ta ruajë dhe ta forcojë lidhjen e krijuar brenda fermës.

