18 minatorë të minierës “Trepça” të ndërrimit të tretë vazhdojnë të jenë të ngujuar, si pasojë e problemeve më rrymë.
Deri te ngujimi i tyre ndodhi për shkak të një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike në njësisë biznesore miniera me flotacion “Trepça” Stan- Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan-Tërg.
Sipas fotove shihet edhe një pjesë e djegur e trafos.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për të sanuar problemin.

