Artisti i njohur, Robert Aliaj është bërë sot pjesë e protestës që po mbahet para Kryeministrisë, ndërsa ka bërë thirrje të forta kundër qeverisë.
“Në 2018 kemi qenë në protestën e studentëve dhe i kemi mbështetur me zemër. Sia dolëm me studentët se na i shkatërruan të gjitha interesat. Historia po përsëritet. Nuk duhet të përsëritet historia. Ky maskarai këtu ta marrë vesh. Dua ti bëj thirrje institucioneve publike dhe private, që kanë përgjegjësi, të vinë këtu të shprehen. Një qeveri që nuk mbështet interesat tuaja, është armiku juaj. Nuk mund të krijojmë arrogancën, sikur ky vend i përket një padroni. Nuk mund të lejojmë një lider që flet në emër të çdolloj institucion. Këtu nuk ka ministra. I bëj thirrje dhe përfaqësuesve të shtetit, njërëz të zgjedhur nga ju. Këtyre ministrave që nuk kanë këllqe, bole, të dalin dhe të flasin. Ky është precedent i keq për PS. Ky lider injoron duke mos të dhënë mundësi që të flasësh. Është detyrim që të flasësh. Mos të dalë e të bullizojë njerëzit. Ai po i bën keq të gjithëve.”, tha Aliaj.
Të lidhura
None found
Të Lidhura:
- Robert Aliaj shpërthen ndaj Elton Ilirjanit që ndihmoi Parashqevinë: Sharlatan që ka pesë lekë, të jep bukë e të filmon çdo sekondë
- Protestat kundër dasmës së Jeff Bezos “zhvendosin” festimet nga zemra e Venecias
- Robert Aliaj “çudit dynjanë”: I inkurajoj hajdutët në Shqipëri të vjedhin vepra arti
- VIDEO/ “Protesta ka synim Belindën apo Edin? Po mbroni kryeministrin?”, Berisha: Lubia ka vjedhur shumë, por me urdhër të Ramës. Ja pse tubimi mbahet para Kryeministrisë
