![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/kylie-jenner-ia-ndryshon-emrin-djalit-te-saj-pas-16-muajve_649bfaa83a190.jpeg?resize=850%2C572&ssl=1)
Ylli televiziv, Kylie Jenner, përfundimisht ia ka ndërruar emrin djalit të saj.
Më 22 qershor, djali i saj e ka marrë emrin Aire Jacques edhe me dokumente ligjore.
Jenner i kishte vënë emrit djalit të saj Wolf, dhe ia ndërroi pas 16 muajve.
25-vjeçarja dhe Travis Scott e mirëpritën djalin e tyre më 2 shkurt të vitit 2022. Çifti ka edhe vajzën Stormi, 5 vjeç, shkruan People.