Lajme

Lahi Brahimaj njofton se nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore

Lahi Brahimaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor, duke njoftuar vendimin e tij përmes një postimi publik drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Në mesazhin e tij, Brahimaj ka kujtuar rrugëtimin e përbashkët me qytetarët, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë i vazhdueshëm edhe në periudhat më të vështira, gjithmonë me qëllim të avancimit të interesave të vendit.

Postim i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Me shumë prej jush kemi rrugëtuar së bashku edhe në ditët më të vështira, por gjithmonë për të mirën e Kosovës.

Përmes këtij postimi dua t’ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e kësaj gare zgjedhore, por kjo nuk do të thotë që kontributi im për vendin ndalon këtu.

Ju ftoj të gjithëve, që më keni përkrahur aq shumë ndër vite, që edhe kësaj radhe ta shprehni vullnetin dhe mbështetjen tuaj për AAK-në, kryetarin Ardian Gjini dhe liderin tonë Ramush Haradinaj.

I juaji,

Lahi Brahimaj

Të Ngjashme