Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë mbikalimit të Tufinës, duke shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit në të treja korsitë.
Sipas informacioneve paraprake, ambulanca është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e personave të përfshirë apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Si pasojë e bllokimit, lëvizja e automjeteve është vështirësuar ndjeshëm, duke krijuar trafik të rënduar në këtë segment rrugor.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes dhe, nëse është e mundur, të përdorin rrugë alternative deri në normalizimin e qarkullimit.
