ShowBizzz

Lajm i fundit/ Gjendet një trup i pajetë pranë Lanës në Tiranë

Një trup i pajetë  është gjetur këtë të diel pranë lumit Lana në Tiranë.

Fotoja nga vendngjarja është publikuar nga emisioni investigativ “Stop”, ndërsa në të shihet trupi i një personi i mbuluar pranë shtratit të lumit.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për identitetin e viktimës apo për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Po ashtu, nuk dihet nëse personi i pajetë ka pasur ndonjë lidhje me protestat e zhvilluara në Tiranë gjatë ditëve të fundit. Kjo mbetet ende e pakonfirmuar dhe pritet që Policia të japë më shumë informacion mbi rastin.

Ngjarja vjen në një kohë kur në kryeqytet vijojnë zhvillimet pas protestave të ditëve të fundit, ku janë raportuar dhjetëra të lënduar mes efektivëve, protestuesve dhe kalimtarëve.

Të Ngjashme