Lajme

LAJM I FUNDIT/ Kërcet arma në kryeqytet, raportohen për 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur, dy prej tyre nga arma e zjarrit, në Prishtinë mbrëmjen e sotme.

Kjo është konfirmuar nga Enis Pllana- zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit. Dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga arma e zjarrit”, ka shtuar ai./Indeksonline/

Të Ngjashme