Një aksident i rëndë mes dy skafeve ka ndodhur në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Si pasojë, një 25 vjeçar me inicialet K.Gj ka humbur jetën, ndërsa një tjetër me inicialet U.M është plagosur rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.
