Lajme

Lajm i rëndësishëm për diasporën, Haxhiu nxjerr dekretin e ri – ja çfarë vendosi

Një zhvillim i rëndësishëm institucional për Republikën e Kosovës dhe komunitetin në Baden-Wurttemberg është ngritja e nivelit të përfaqësimit diplomatik në Stuttgart.

Me dekret të ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, misioni diplomatik i Kosovës në Stuttgart është ngritur nga Konsullatë e Republikës së Kosovës në Stuttgart në Konsullatë të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart.

Ky vendim përbën një vlerësim institucional për punën dhe rezultatet e arritura ndër vite nga misioni konsullor, si dhe për angazhimin në shërbim të qytetarëve kosovarë në Baden-Württemberg dhe më gjerë.

Nga Konsullata e Kosovës në Stuttgart është vlerësuar se statusi i ri forcon pozitën dhe rolin e misionit në përfaqësimin e Republikës së Kosovës dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Njoftimi:

Një lajm i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe komunitetin tonë në Baden-Württemberg!

Me Dekret të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, është ngritur niveli i përfaqësimit të misionit tonë nga Konsullatë e Republikës së Kosovës në Shtutgart në Konsullatë e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart.

Ky është një moment i rëndësishëm institucional dhe përbën një vlerësim për punën, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit. Përmes angazhimit profesional, bashkëpunimit të ngushtë dhe përfaqësimit dinjitoz të Republikës së Kosovës, kemi arritur të forcojmë pozitën dhe rolin e misionit tonë konsullor në Baden-Württemberg dhe më gjerë.

Statusi i ri na motivon dhe njëkohësisht na obligon të vazhdojmë me edhe më shumë profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve tanë dhe të interesave shtetërore.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!

Të Ngjashme