Lajme

Largimi gradual i KFOR-it nga Ura e Ibrit, Gjinovci godet ish-pushtetarët: Keni qenë të zënë me pasuri, ndizni xhipat e shtrenjtë e shkoni në…

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas njoftimit të KFOR-it se ka nisur procesin e largimit gradual nga prania e përhershme në Urën kryesore të Mitrovicës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjinovci ka kritikuar ish-udhëheqësit politikë të dalë nga UÇK-ja, duke thënë se për 27 vjet kanë mbajtur poste të larta shtetërore, ndërsa sipas tij janë marrë edhe me biznese dhe patundshmëri.

Ai ka deklaruar se pasuritë dhe funksionet politike janë arritur “në emër të çlirimit”, ndërsa ka shtuar se “Kosovën e ka çliruar NATO”.

Shkrimi i plotë:

27 vjet kryeministra e ministra e president e lloj lloj funksionesh kanë pasë edhe eksponentat e UÇK-së, ama siç e dini kanë qenë po ashtu pak të zanun me patundshmëri dhe biznese, e ato funksione e gjithë ato pasuni i arritën në emën të “çlirimit”, por mos të habitët najkush, sidomos gjeneratat e reja, Kosovën e ka çliru NATO. Ura e Ibrit pat metë mshelë, simbol i kontrollit të Serbisë në veri. Tash o çlirimtarë dhezni xhipat e shtrejtë e shkoni kqyrne pak qysh dokët veriu e bjerni ka ura e Ibrit lirisht.

Poshtë Albin Serbia!

Të Ngjashme