Lajme

“LDK po ia mundëson Vjosa Osmanit kalimin e pragut”

Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar modalitetet e koalicionit zgjedhor mes Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, duke thënë se marrëveshja më shumë synon t’ia mundësojë Osmanit kalimin e pragut zgjedhor sesa një “shkrirje klasike” politike.

Sipas Kasollit, ndarja e roleve me Osmanin si bartëse liste dhe kandidate për presidente, ndërsa Abdixhiku për kryeministër, paraqet përsëritje të formulës së përdorur nga Albin Kurti në zgjedhjet e vitit 2021. Ai vlerësoi se të dy liderët po ndjekin strategjitë politike të Kurtit, duke tentuar ta sfidojnë atë përmes imitimit të modelit të tij politik.

Shkrimi i plotë:

Nga ajo qe u be publike per modalitetet e koalicionit zgjedhor ndërmjet LDK- dhe Vjoses, ku e dyta do t’i kete 20 kandidate ne listen e kesaj partie, me shumë se per shkrirje klasike, fjala qenka qe LDK t’ia mundësoje Vjosa Osamanit per ta kaluar pragun zgjedhor.

Ndërkohë, ndarja paraprake pozitave ndërmjet Vjoses si mbartese te Listes dhe kandidate per Presidente si dhe Lumirit si kandidat per kryeminister, nuk ka asgjë te re, pos aplikim ne vitin 2026 te formules se shpikur nga Albin Kurtit( ndonese zyrtarisht ky i fundit nuk ishte pjeese e listes) ne vitin 2021.

Ne kete menyre, si Lumiri ashtu edhe Vjosa po tregojne se kane mbetur nxenes te dobet te Albin Kurtit, sepse nuk mund te shkojne pertej taktikave dhe strategjive te liderit te Vetëvendosjes Dhe se aspirojne ta fitojne pushtetin e tij duke e imituar ate.

Të Ngjashme