Learta, reja e këngëtares Shyhrete Behluli, vazhdon të kujdeset për paraqitjen e saj me ndihmën e kunatës, Njomzës. Kjo e fundit njihet si grimere dhe stiliste flokësh.
Së fundmi, të dyja janë fotografuar në sallonin e Njomzës, ku Learta është rregulluar dhe duket shkëlqyeshëm.
Pamja e saj e kuruar ka tërhequr vëmendje, duke reflektuar punën e realizuar nga kunata e saj, shkruan “Kosovarja”.
Njomza prej kohësh merret me kujdesin estetik të Leartës, ndërsa bashkëpunimi mes tyre vazhdon të shihet edhe përmes fotografive që publikojnë në rrjetet sociale.
