Lajme

Shoferët e taksive paralajmërojnë protestë/ Tubimi nesër në orën 10:00 te sheshi “Nënë Tereza”, ja disa nga arsyet që i ka çuar ata drejt kësaj ngritje

Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e mërkurë, më 11 nëntor, në orën 10:00, në sheshin “Nënë Tereza”.

Shkak për protestën është bërë, sipas sindikatave, mungesa e reagimit nga institucionet për kërkesat e përsëritura të tyre lidhur me problematikat e sektorit.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punonjësve të Transportit të Shqipërisë, Gëzim Karanxha, ka renditur disa nga arsyet që i kanë çuar taksistët drejt protestës. Ai përmendi numrin e lartë të licencave, cilësinë e karburanteve, taksat e larta dhe mungesën e vendqëndrimeve për taksitë.

Karanxha deklaroi se shërbimi taksi po shkon drejt falimentimit, ndërsa ngriti akuza ndaj disa prej shoqërive të mëdha që operojnë në këtë sektor. Sipas tij, këto kompani përfitojnë një numër të madh licencash, por nuk respektojnë kriteret që lidhen me punësimin dhe orarin e punës së shoferëve.

Të Ngjashme