![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/ledri-dhe-sara-rrefejne-dashurine-e-tyre-ne-nje-menyre-te-vecante_649c058717074.png?resize=785%2C599&ssl=1)
Ledri dhe Sara do ta përmbyllin siç duhet këtë muaj, duke sjellë “Gjendja”, një këngë që do të përshkruajë historinë e tyre të dashurisë.
Ledri ka bërë një postim në Instagram, ku lajmëron edhe publikimin e këngës.
Në foto, Ledri është veshur me një kostum portokalli dhe Sara me një kostum oversized të kuq, duke kërcyer në rrugë.
Shumica e komenteve e kanë mirëpritur me entuziazëm këngën dhe të gjithë janë kuriozë se ç’do të dëgjojnë dhe shohin në këngën e radhës.
Ledri dhe Sara kanë dalë publikisht që në vitin 2019, në një video që qarkulloi online asokohe. Ata ia kanë dalë të ruajnë kiminë mes njëri-tjetrit dhe reperi ka treguar se Sara është një ndihmë shumë e madhe në frymëzimet e tij, nga ana tjetër, Sara është shprehur mirënjohëse për famën dhe dashurinë që Ledri i ka dhënë. Ata janë prindër të vogëlushes Poem Blu.