Lipedema është një sëmundje kronike që karakterizohet nga grumbullimi jo i zakonshëm dhe simetrik i indit dhjamor nën lëkurë, kryesisht në këmbë dhe ndonjëherë në krahë. Ajo prek kryesisht gratë dhe shpesh ngatërrohet me mbipeshën ose celulitin. Ndryshe nga dhjami i zakonshëm, lipedema mund të shoqërohet me dhimbje, ndjeshmëri në prekje, ënjtje dhe mavijosje që shfaqen lehtësisht.
Lipedema apo celulit? Ja ndryshimet kryesore dhe shenjat që nuk duhen neglizhuar
