Edhe pse është ende herët, gara për titullin e famshëm të revistës People, “Sexiest Man Alive 2026”, ka nisur të marrë vëmendje të madhe në rrjet, dhe një aktor po konsiderohet favorit për momentin.
Pas fitores së Jonathan Bailey në vitin 2025, fansat tashmë po spekulojnë se kush do të marrë “kurorën” këtë vit. Bailey u bë kryefjalë me setin fotografik të revistës, ku pozonte pa bluzë me një qen në krah dhe në një tjetër foto duke dalë nga uji.
Por për vitin 2026, emri që po kryeson listën është Michael B. Jordan.
Michael B. Jordan në krye të garës
Sipas parashikimeve të publikuara në platformën Polymarket, Michael B. Jordan mban aktualisht vendin e parë në garën për “Sexiest Man Alive”, megjithëse diferencat mes kandidatëve janë shumë të ngushta.
Renditja momentale duket kështu:
Michael B. Jordan – 24%
Connor Storrie – 18%
Bad Bunny – 16%
Timothée Chalamet – 13%
Ryan Gosling – 12%
Travis Kelce – 5%
Rritja e popullaritetit të Michael B. Jordan gjatë këtij viti ka qenë e jashtëzakonshme. Aktori mori vlerësime të mëdha për rolin e tij në filmin Sinners, performancë që i solli edhe çmimin Oscar 2026 për Aktorin më të Mirë.
Nga ana tjetër, Connor Storrie ka fituar shumë famë falë rolit në Heated Rivalry, ndërsa Bad Bunny vazhdon të dominojë skenën pas performancës së tij në Super Bowl dhe triumfit në Grammy.
