ShowBizzz

Livia Brunga thyen heshtjen, tregon raportin me Rozana Radin

Livia Brunga e ftuar ne nje interviste televizive ka treguar detaje për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Moderatorja Françeska Rustem e kishte ndarë intervistën në tre pjesë, ku e nisi me atë të “Big Brother VIP”. E pyetur se si ka ndryshuar jeta pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Livia u shpreh se është po ‘ajo Livia e shoqërisë, e qetë’.

Pjesë nga intervista:

Të lidhura

None found

Si ka ndryshuar jeta jote pas “Big Brother”?

Unë e them gjithmonë, Livia pas “Big Brother” ka qenë thjesht Livia. Nuk kam ndryshuar. Jam angazhuar me pjesën e televizionit, e kam marrë përsipër më shumë se më parë, por kaq. Jam gjithmonë ajo Livia e shoqërisë, Livia e qetë.

Ndonjë personazh që nuk flet pas “Big Brother”?

Më vjen keq ta them, por kisha një shoqëri shumë të mirë me Valbonën, aktualisht nuk flasim më. E kam xhan por nga larg, vetëm kaq.

Në rrjet është aluduar për një zënkë, një krisje miqësie, një rikthim miqësie me Rozana Radin. Si është raporti sot?

Mieqësia me Rozanën është siç e keni parë në “Big Brother”. Kemi një miqësi shumë të ngushtë, jam gjithmonë në kontakt me Rozanën dhe është siç e keni parë, me ngritje nuk ka ulje në të vërtetë.

Të Ngjashme