Livia Brunga ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.
Ajo publikoi një video të shoqëruar me mbishkrimin: “Frika jeme ma e madhe asht me u lidh me ni djalë që e don ish-in e vet, qysh ish-i jem m’don mu.”Kaq ka mjaftuar që ndjekësit ta lidhin menjëherë mesazhin me raportin e saj të kaluar me Mevlanin.
Kujtojmë se lidhja mes Livias dhe Mevlanit ishte ndër më të komentuarat në rrjetet sociale dhe vazhdoi të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas ndarjes së tyre.
Po ashtu, Mevlani u bë baba në një periudhë kur emri i tij vazhdonte të lidhej me Livian, gjë që nxiti reagime dhe diskutime të shumta në publik. Ndërsa nuk ka një reagim të drejtpërdrejtë nga ai, postimi i fundit i Livias ka bërë që ndjekësit të aludojnë se ajo i është rikthyer të kaluarës me këtë deklaratë.
