Lajme

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë në “Facebook”

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dje, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë ditën e djeshme në disa rajone të Kosovës, ka lënë pasoja.

Banorët e fshatit Llabjan të Novobërdës po ankohen për mungesë të energjisë elektrike që nga dita e djeshme.

Thuhet se kjo gjendje ka ardhur pas reshjeve të djeshme të shiut.

Sipas një postimi në “Facebook” nga faqja e fshatit, kanë kërkuar që të ndërhyhet sa më shpejt për sanimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Të Ngjashme