Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Sandra Oudkirk, zëvendësen civile të komandantit dhe këshilltaren për politikë të jashtme të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM).
Sipas Maqedoncit, në takim është diskutuar për thellimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, zhvillimin e ardhshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.
Maqedonci ka falënderuar Oudkirk për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Deklarata e plote:
Sot pata kënaqësinë të takoj znj. Sandra Oudkirk, Zëvendësen civile të Komandantit dhe Këshilltaren për Politikë të Jashtme të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM).
Diskutuam për bashkëpunimin me USEUCOM-in dhe mundësitë për ta thelluar më tej partneritetin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Biseduam gjithashtu për zhvillimin e ardhshëm të FSK-së dhe për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.
E falënderova znj. Oudkirk për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Republikën e Kosovës. Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe për një të ardhme më të sigurt.
