Lajme

Lufta me flakët edhe për faunën, arusha me këlyshin e saj fotografohet në Elbasan

Lufta me flakët nuk bëhet vetëm për të mbrojtur banesat dhe jetën e qytetarëve, por edhe faunën e egër të vendit tonë.

Këtë e dëshmon edhe fotografia e kësaj arushe të murrmë me këlyshin e saj, e shkrepur nga efektivët e Forcave të Armatosura gjatë përgatitjes për operacionin e shuarjes së zjarreve në Shmil të Elbasanit.

Fotoja është shpërndarë në rrjet nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.

NEWS  Dita e 17-të e protestës/ Qytetarët nuk ndalin revoltën kundër qeverisë, mijëra persona sërish në shesh“Gjatë operacionit kishte edhe kështu!” – sms e dërguar nga trupat tanë që po luftojnë me zjarret! Foto e shkrepur sot në Shmil, Lugaxhi, Elbasan përgjatë operacionit për shuarjen e zjarreve nga trupat e Komandës Mbështetëse!

Mirënjohës për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe Zjarrfikëse që janë angazhuar në këtë situatë kaq të vështirë për të ruajtur jetën e qytetarëve, pasuritë e tyre, por edhe pasuritë e jashtëzakonshme të florës dhe faunës të natyrës shqiptare!” shkruan Nufi!

NEWS  Rama urdhëron policët të merren me Google Review për bizneset e miqve të tij

Të Ngjashme