Lajme

Lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet nga flakët anija e Koresë së Jugut që po lundronte në Ngushticën e Hormuzit

Një anije tregtare e Koresë së Jugut që lundronte pranë Ngushticës së Hormuzit u sulmua të hënën dhe u përfshi nga flakët, raporton mediat koreane, duke cituar një zyrtar të qeverisë së Seulit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut, qeveria po verifikon ende sulmin, por një kontroll i parë ka konfirmuar se nuk ka pasur viktima nga shtetasit koreano-jugorë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë mohuar pretendimet se një anije e marinës amerikane është goditur pranë Hormuzit.

Agjencia iraniane Fars, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), kishte raportuar se dy raketa kishin goditur një fregatë amerikane pranë portit të Jask, në hyrjen jugore të ngushticës, por një zyrtar amerikan konfirmoi për The Jerusalem Post se asnjë anije amerikane nuk është goditur.

Agjencia iraniane Tasnim njoftoi se Irani ka përgatitur skenarë të tjerë që mund të aktivizohen “nëse është e nevojshme”, sipas një burimi të paidentifikuar.

Të Ngjashme