Efi dhe Kiara duket se janë dy më të përfolurat për të drejtuar emisionin “Përputhen” sezonin e ardhshëm.
Efi ka shprehur hapur dëshirën për të qënë pjesë e këtij programi si drejtuese e tij. E pyetur nga fansat nëse do dëshironte të moderonte “Përputhen”, ajo është përgjigjur: “E adhuroj. Adhuroj t’i dëgjoj njerëzit dhe t’i ndihmoj”.
Kujtojmë që Olsa Muhameti, autore e programit ka shprehur gjithmonë pëlqimin e saj ndaj Efit, duke qënë një mbështetëse e madhe gjatë kohës kur ajo ishte në Big Brother Vip.
Nga ana tjetër, Olsa momentalisht po bashkëpunon me Kiarën për shkak të progamit “Kepi i Vipave”. Kush do ta fitojë këtë shans?