Lajme

Luiz Ejllit i anulohet koncerti në Dhërmi, reagon këngëtari

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me ligjin përmes të cilit kufizohet orari i koncerteve dhe muzikave të larta në zonat turistike, rasti konkret në Dhërmi.

Përmes një video-mesazhi, Luizi ka shprehur pakënaqësinë e tij duke theksuar se ora shënon 10 e gjysmë e darkës dhe ai kishte mbërritur në Dhërmi për të performuar në zonë, mirëpo nuk është lejuar.

NEWS  Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-nëPër rrjedhojë, artistit ka shprehur kërkim-falje për të gjithë personat që ishin të gatshëm për të marrë pjesë në koncertin e tij të djeshëm që nuk u zhvilluar dot.

Ndërsa reagimin e tij, fituesi i “BBVA2” e përmbyll me ironi për Bashkinë e Himarës dhe ligjin që ata kanë miratuar, duke thënë se me 45 decibel që ata kanë lejuar për këngëtarët, sipas Luizit i bie të këndosh në veshin e gjithsecilit që është i pranishëm në koncert.

NEWS  Vanesa pas daljes nga Ferma: Gjëja e parë që do bëj është t’i shkruaj ish-itReagimi i Luiz Ejllit: Mirëmbrëma të gjithëve siç e shikoni jam në Dhërmi. Është ora 10 e gjysmë gati, nuk dëgjohet as miza. Unë erdha këtu se kam koncert, por me këtë ligjin e ri që kanë nxjerrë i bie që nuk lejohet muzika. Nuk e marr vesh domethënë në kulmin e sezonit.

Ja erdhëm duke bërë xhiro, siç e shikoni nuk na lejojnë të bëjmë muzikë. Kam diçka për të gjithë ata që kanë ardhur, më vjen keq për këtë që më ndodhi. Gjithashtu dhe për këta mjeshtrat që kanë bërë këtë ligjin për muzikën 45 decibel, i bie të shkosh t’i këndosh në vesh secilit domethënë. Nuk e di…

NEWS  Tërmet në vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Të Ngjashme