Lajme

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 46.04%  të rezultatit të përgjithshëm nga votat e numëruara deri tash.

Nga përditësimi i fundit që është bërë në platformën online të KQZ-së, PDK është e dyta me 19.90%, kurse LDK e trata me 17.00%.

Aleanca ka 6.87%.

LVV ka siguruar 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 22, LDK 19, Aleanca 7.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u numëruar votat me postë.

Deri tash janë numëruar 62.33% e votave./teve1.info/

Të Ngjashme