Lajme

LVV siguron ulësen e 50-të në Kuvend, vazhdon numërimi i votave

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe mandatin e 50-të në Kuvendin e Kosovës, ndërsa procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 2,458 nga gjithsej 2,691 vendvotime, duke përfshirë edhe ato në përfaqësitë diplomatike.

LVV-ja ka marrë mbi 300 mijë vota, ose 43.65 për qind të votave të numëruara deri tani, duke siguruar 50 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës aktualisht renditet me 23 mandate, një më pak krahasuar me rezultatet preliminare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 19 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të ketë tetë mandate.

Procesi i numërimit brenda vendit ka përfunduar pothuajse në të gjitha komunat, me përjashtim të Prishtinës, ku kanë mbetur edhe 73 vendvotime pa u numëruar. Ndërkohë, në përfaqësitë diplomatike janë numëruar 33 nga 47 vendvotime. Po ashtu, pjesë e procesit mbeten edhe më shumë se 100 mijë vota të dërguara me postë, të cilat ende nuk janë përfshirë në rezultatet aktuale.

Të Ngjashme