Lajme

Makinat me targa diplomatike në shërbim të grupit “Aruba” për drogë e para, dalin detaje të forta nga dosja e SPAK

Një nga pistat më të rënda që del nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të njohur si “Aruba” nuk lidhet vetëm me trafikun ndërkombëtar të kokainës apo investimet miliona euro në ndërtim, por edhe me dyshimet se organizata kriminale përdorte automjete me targa diplomatike shqiptare (CD) për të transportuar drogë dhe para në vende të ndryshme të Europës. Sipas gazetarit Flamur Vezaj, dokumentet hetimore tregojnë se prokurorët e posaçëm kanë analizuar komunikimet në platformën e koduar SkyECC, ku anëtarët e grupit flasin hapur për një automjet me targa diplomatike që do të transportonte lëndë narkotike dhe para drejt Zvicrës.

Në qendër të këtij episodi është Adrian Rama, i identifikuar nga SPAK si përdorues i PIN-eve 30T4KH dhe L0S9EF në SkyECC. Sipas dosjes, ai komunikon me Alfredo Hamzain, një tjetër person nën hetim, lidhur me organizimin e një transporti. Në komunikimin e datës 8 gusht 2020, Adrian Rama shkruan: “Te henen vjen ai cd ti mari 5 per ne zvicer vlla sic folem te vij ti mari si thua?” Për hetuesit, kjo bisedë nuk është një komunikim i zakonshëm. Në analizën e saj, SPAK shkruan: “Nga analiza e këtij komunikimi… krijohet dyshimi se personi nën hetim mund të bashkëpunojë me shtetas që lëvizin me targa diplomatike.”

See also  Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet i fortë! Ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe raportimet e paraDetajet

Dy ditë më vonë, sipas dosjes, Adrian Rama e njofton sërish Alfredo Hamzain se personi që do të merrte lëndën narkotike për në Zvicër do të ndodhej në Anvers të Belgjikës. Por komunikimi që ngre edhe më shumë pikëpyetje është ai i datës 9 korrik 2020, ku Adrian Rama shpjegon pse automjeti me targa diplomatike nuk mund të përdorej në atë moment. Në bisedë ai shkruan: “Cpb vlla ato leket e zvicres jan te gjitha gati… ai shoferi cd nuk shkon dot deri ne fund jav… Esht me i delegacion ai mthot nurja prandaj nuk leviz dot.” Sipas analizës së SPAK, ky komunikim përforcon dyshimet se personi që do të transportonte lëndën narkotike ishte i lidhur me një strukturë diplomatike. Në dosje thuhet: “Ky komunikim na provon faktin se shtetasi që ka marrë lëndën narkotike në datën 10.08.2020 në Anvers, me qëllim transportin në Zvicër, është në fakt i punësuar pranë ndonjë trupe diplomatike.” Ky është një nga konkluzionet më të forta të analizës hetimore të SPAK dhe përbën bazën e dyshimit të prokurorisë.

Hetimet

Dosja “Aruba” është një nga hetimet më të mëdha të SPAK mbi pastrimin e parave të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Sipas prokurorisë, grupi nuk vepronte vetëm në trafikun e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, por kishte investuar miliona euro në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë dhe në bregdet. Në këtë dosje janë nën hetim ose të përfshirë disa persona të lidhur me kompanitë e ndërtimit, ndërsa SPAK dyshon se një pjesë e investimeve janë financuar me para të ardhura nga aktiviteti kriminal. Në materialet hetimore përmendet edhe Artur Shehu, në lidhje me një pronë dhe projekt ndërtimi në Zvërnec, investim që po verifikohet nga prokuroria si pjesë e dyshimeve për pastrim të produkteve të veprës penale.

See also  Trump paralajmëron amerikanët: Duhet të jenë të shqetësuar për hakmarrje nga lufta në IranNëse dyshimet e SPAK provohen gjatë procesit gjyqësor, atëherë çështja nuk do të kufizohej vetëm te trafiku i drogës. Përdorimi i automjeteve me targa diplomatike shqiptare për të transportuar para dhe lëndë narkotike në Europë do të ngrinte pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si një organizatë kriminale mund të ketë depërtuar ose shfrytëzuar persona me akses në misione diplomatike. Pikërisht për këtë arsye, ky episod konsiderohet një nga elementët më të ndjeshëm të dosjes “Aruba”, pasi prek jo vetëm kriminalitetin e organizuar dhe pastrimin e parave, por edhe besueshmërinë e mekanizmave diplomatikë shqiptarë jashtë vendit.

Të Ngjashme