Të premten në Malishevë, Policia e Kosovës ka ndaluar një grua e cila ishte raportuar e zhdukur, por e cila kishte thënë se ishte larguar me vetëdëshirë nga personi me të cilin ka bashkëjetuar.
“Lidhur me rastin e datës 22.08.2026, Njësia Policore ka ndaluar viktimën femër kosovare dhe pas verifikimit rezulton se viktima është person i raportuar e zhdukur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë është larguar nga personi qe ka bashkëjetuar dhe nuk dëshiron te kthehet me tek ai”.
Policia ka njoftuar se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer te familja e saj.
