Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka bërë thirrje që në zgjedhje të mbështeten kandidatët me përvojë nga fusha e ushtrisë dhe sigurisë, duke i cilësuar ata si kuadro me patriotizëm, disiplinë dhe përgjegjësi shtetërore.
Në një postim publik, ai përmendi emra si Fadil Hadergjonaj, Gëzim Hazrolli, Xhafer Gashi, Anton Quni, Ejup Maqedonci, Mensut Ademi dhe Hysni Çekaj, duke theksuar se figura të tilla duhet të jenë pjesë e institucioneve vendimmarrëse.
Hoxha kritikoi gjithashtu nivelin e debateve në Kuvendi i Kosovës, duke thënë se vendi ka nevojë për njerëz me karakter, përvojë dhe integritet.
Postimi i plotë:
Përshëndetje miq të nderuar.
Nga praktika e shtetit më të fuqishëm në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – shihet se ushtarakët dhe gjeneralët e pensionuar shpesh përfshihen në politikë dhe në detyra të larta shtetërore. Kjo ndodh sepse ata janë kuadro të shkolluara, të përgatitura dhe sjellin me vete patriotizëm, etikë, disiplinë, përgjegjësi, transparencë, guxim dhe përvojë në udhëheqje e organizim të njerëzve.
Edhe në këto zgjedhje kemi kandidatë të dëshmuar nga fusha e sigurisë dhe ushtrisë: gjeneralët Fadil Hadergjonaj dhe Gëzim Hazrolli, si dhe Xhafer Gashi e Anton Quni, Ejup Maqedonci të cilët janë dëshmuar pas luftës edhe në politikë. Po ashtu, profesori Mensut Ademi, si dhe eksperti nga Perëndimi Hysni Çekaj.
Kur shohim nivelin e debatit dhe sjelljeve në sallën e Kuvendit të Kosova, do të ishte dëm për vendin që njerëz me përvojë, karakter dhe përgjegjësi të mos jenë aty për të kontribuar për shtetin dhe popullin.
Prandaj, votoni pa marrë parasysh cilit subjekt politik i takojnë, sepse njerëz të tillë nuk janë labilë, nuk blihen e nuk shiten. Ata kanë guximin të veprojnë me krenari, nder dhe përgjegjësi vetëm për interesin e vendit.
Suksese të gjithëve!
