Si rrallëherë, Marigona Krasniqi ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe mjaft intim krah partnerit të saj, Robinit.
Dyshja fantastike ka publikuar disa momente nga pushimet, duke treguar anën e tyre romantike. Në një prej fotografive, ata shfaqen pranë njëri-tjetrit në një pozë të ëmbël para pasqyrës.
Marigona dhe Robini zakonisht janë mjaft të rezervuar për jetën e tyre private, ndaj ky publikim ka marrë vëmendje të veçantë.
Pushimet duket se po i shijojnë në maksimum, duke krijuar kujtime të bukura së bashku. 
