ShowBizzz

Mark Wahlberg shiti shtëpinë e tij në Las Vegas për 16.6 milionë dollarë

Mark Wahlberg ka shitur shtëpinë e tij në Las Vegas për 16.6 milionë dollarë, sipas dokumenteve të marra nga Las Vegas Review Journal dhe të publikuara nga revista People. Aktori shiti rezidencën e vendosur në komunitetin Summerlin. Ai e kishte blerë shtëpinë rreth një vit më parë pasi vendosi të shpërngulej me familjen nga Kalifornia në Nevada.

Wahlberg bleu rezidencën dykatëshe në gusht 2022 për 14.5 milionë dollarë, sipas Revistës Review. E vendosur në The Summit Club, një komunitet privat që ofron një sërë lehtësish luksoze, duke përfshirë një fushë golfi, programe Wellness dhe rekreative, fusha tenisi dhe siguri 24/7./abcnews.al